MaBro Ortho-Lab
Laboratori ynë ortodontik ofron zgjidhje të avancuara për specialistët e ortodoncisë, duke kombinuar teknologjinë më të fundit. Nga aparatët e personalizuar deri te splintat funksionale, ne sigurohemi që çdo produkt të përshtatet në mënyrë perfekte për nevojat individuale të pacientëve tuaj.
Dizajni i tyre transparent mundëson një pamje natyrale, duke minimizuar ndikimin vizual dhe duke rritur kënaqësinë e pacientëve me rezultatin përfundimtar.

Mesialdistalslider

MesialDistalSlider është një sistem rrëshqitës i avancuar që lejon lëvizje mesiale ose distale të dhëmbëve posterior për krijimin e hapësirës ose mbylljen e saj. Përdoret në kombinim me mini-implante dhe është veçanërisht efektiv në trajtime pa nxjerrje dhëmbësh ose për të shmangur përdorimin e Headgear-it.
Me këtë sistem është e mundur të lëvizet i gjithë harku i sipërm, si në drejtim të akrepave të orës ashtu edhe në drejtim të kundërt.
Kontrolli i torkut (torque)
Forma e pjerrët dhe drejtkëndore mundëson kontroll të saktë të torkut për molarët dhe premolarët dhe i lejon dhëmbët të pozicionohen natyrshëm përgjatë kreshtës alveolare.
Mollar shells
Për fiksimin e pajisjes me dhëmbët mund të porosisni unaza me ose pa tuba që mund të jenë 0.018″ ose 0.022″
TPA

TPA është një aparat klasik i vendosur transversal në pjesën palatinale për stabilitet transversal dhe sagjital. Ofron kontroll të lehtë dhe fleksibil për trajtime të ndryshme ortodontike, duke qenë minimalisht invaziv dhe praktik për menaxhimin e pozicionit të molarëve.
TPA është prodhuar nga një aliazh dentar me rezistencë të lartë të certifikuar duke siguruar një rehati të lartë për pacientin tuaj.
Dizajni i veçantë i TPA e bën shumë të lehtë pastrimin e kokës së mini-implanteve nga ana e pacientit. Siç kanë treguar shumë studime, higjiena e mirë është thelbësore për suksesin afatgjatë.
Nëse është e nevojshme, TPA mund të pajiset edhe me elementë shtesë si tuba drejtkëndorë apo grepa. Kjo është veçanërisht e dobishme, për shembull, në rastet kur duhet të drejtohen dhëmbë të impaktuar siq janë kaninët.
Mousetrap

Mousetrap është një zgjidhje inovative për intrudim të molarëve të sipërm në trajtimin e kafshimeve të hapura me natyrë skeletore. Ky aparat përdor mini-implante dhe levë metalike për të siguruar rezultate stabile pa kirurgji, me ndikim minimal estetik dhe maksimal biomekanik.
Distalizer

Distalizer-i është një aparat ortodontik efikas për distalim të molarëve pa nevojë për bashkëpunim të pacientit. Ofron kontroll të qëndrueshëm të forcës dhe është ideal për trajtime te klaseve te dyta duke mundesuar distalizim te mollareve.
Bmx

BMX është një aparat për zgjerim transversal të nofullës së sipërme, që kombinohet me mini-implante për stabilitet të lartë. I përshtatshëm për fëmijë por edhe pacientë të rritur, ku ekspansioni tradicional është i kufizuar. Siguron kontroll skeletor pa rrezik për devijime dentale.
Hybrid hyrax

Hybrid Hyrax është një aparat për zgjerim transversal që kombinon mbështetjen dentare dhe skeletore përmes mini-implanteve. Ky sistem ofron ekspansion më të kontrolluar dhe të qëndrueshëm.
Protezat Transparente BRON
Me teknologjinë e printimit direkt 3D, protezat transparente ortodontike krijohen menjëherë sipas planit të caktuar për secilin pacient, duke eliminuar fazat shtesë të prodhimit si termoformimi. Kjo metodë siguron përshtatje precize, transparencë të lartë dhe efikasitet maksimal në trajtim. Printimi direkt redukton kohën e prodhimit dhe rrit saktësinë, duke i mundësuar ortodontit të zbatojë me përpikëri çdo lëvizje të planifikuar në trajtimin digjital.